A i ka votat maxhoranca për amnistinë fiskale? Përgjigjet Taulant Balla

16 Janar 2023 | 11:53

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli këtë të hënë në lidhje me ligjin për amnistinë fiskale dhe nëse maxhoranca i ka votat e nevojshme për ta kaluar ligjin në parlament..

Në një deklaratë për media, Balla u shpreh se Kuvendi i ka votat të kalojë çdo ligj në parlament përfshirë dhe ndryshimin e Kushtetutës.

Ai theksoi se deputetët e opozitës në momentin që do të lexojnë ligjin edhe mund të bien dakord për ta votuar atë.

“Kuvendi i Shqipërisë i ka votat për të miratuar çdo ligj, i ka votat për të miratuar ligje me 3/5-at dhe 2/3-at që është numri i votave për ndryshimin e Kushtetuës. Nuk është korrekte që unë të shprehem sot pasi deputetët e opozitës ende nuk e kanë lexuar ligjin për amnistinë. Çdo deputet duhet të votojë për atë që mendon dhe atë që i bën mirë vendit. Ligji për amnistinë fiskale i bën mirë ekonomisë së vendit. Mos u nxitoni në konstatimin tuaj të kahershëm se nuk janë votat”, tha Balla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026