Si mund të zgjidhet Avokati i Popullit? Balla: Opozita s’respekton kandidatët e vet
Avokati i Popullit zgjidhet nga Kuvendi ku opozita ka të drejtën e propozimit.
Ishte kjo deklarata për mediat e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
“Fakti që opozita nuk respektoi kandidaturat që kishte mbështetur vetë në seancën e 22 dhjetorit, mbani mend që opozita bojkotoi procesin e votimit mbi një pretendim që rezultoi të ishte i paqenë, që rezultoi të ishte i lidhur me një votim tjetër,” – u shpreh Balla.
Sipas tij edhe nëse pretendimi i tyre ishte i vërtetë, kjo vërtetoi se opozita nuk respekton as kandidatët që sjell vet.
Balla tha se forma më e mirë për të zgjedhur Avokatin e Popullit do të jetë nëse opozita sjell 4 kandidatura, 2 zgjidhen nga mazhoranca e më pas vendoset për 1. Ai u shpreh se kjo formë ka qenë funksionale për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vite më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij