A mund të ekstradohet Leonard Duka? Avokati: Ja çfarë do vendosë shteti belg

Leonard Duka
18 Shkurt 2023 | 20:58

Avokati Edmond Petraj thotë se Leonard Duka, një prej vëllezërve që drejton atë që njihet si grupi kundërshtar i Ervis Martinaj, ose “klani Duka”, mund të mos ekstradohet nga Belgjika në Shqipëri.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Petraj u shpreh se nëse drejtësia belge provon se akuzat ndaj Leonard Dukës janë të stisura, ky i fundit mund të kërkojë azil.

“Drejtësia belge është shumë e kujdesshme. Në këtë rast, nëse gjykata belge e gjen me vend që kjo është një ngjarje e stisur, e pakalkuluar mirë nga prokuroria shqiptare, unë të garantoj që ai ka të drejtë të kërkojë azil dhe të mos vijë fare në Shqipëri.

Ekziston ky probabilitet. Kanë ndodhur raste të tilla. Ekziston mundësia që të mos vijë, por edhe mund të vijë. Flasim në trajtimin juridik”, theksoi ai.

Leonard Duka u arrestua disa ditë më parë në një provincë të Brukselit, në një operacion të përbashkët mes Fast Albania dhe zyrës së Interpolit në Bruksel.

Duka rezulton një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje.

Ai akuzohet për përfshirje në vrasjen e Santiago Malkos, një prej njerëzve më të afërt të Ervis Martinaj. Në kërkim për këtë ngjarje të rëndë vijon të jetë vëllai i tij, Erlis Duka.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026