“A mund të rikandidohen këta?”, gazetari: Memajt pritet t’i shkojë SPAK-u te dera
Gazetari Denis Dyrnjaja tha në një intervistë për Euronews Albania se vënia para drejtësisë e shumë kryebashkiakëve, është një përgjegjësi shumë e madhe politike për Edi Ramën dhe se ky i fundit nuk mund të thotë që përgjegjësia është personale, pasi disa prej tyre po rikandidojnë në zgjedhje nën logon e PS.
“Përveçse po krijohet një minigrup parlamentar i nivelit të lartë brenda qelive nga Partia Socialiste, tani po krijohet një grup tjetër i zyrtarëve lokal po nga Partia Socialiste. Kjo është një peshë shumë e madhe politike për Edi Ramën sado thotë që kjo është përgjegjësi personale”, tha Denis Dyrnjaja.
Gazetari solli si shembull rikandidimin e Juliana Memës në bashkinë e Dimalit, për të cilën tha se ka 6 zyrtarë me dosje në SPAK.
Ai theksoi se nuk mund të rikandidohen persona të cilët mund të merren nën hetim nga SPAK.
“Do keë një sitë për këta. Është Juliana Mema, që është kryetare e Bashkisë Dimal i kanë kapur 6 zyrtarë me dosje në SPAK. A mund ta kandidosh këtë nga e para? Ajo është e kapur me presh në duar janë njerëzit e saj.
Këtu nuk kemi ç’të themi. Këtej thonë nuk bëhemi çadër, këtej po rikandidojnë. Prite kur t’i shkoj SPAK-u te dera. A mund të rikandidojë ky njeri? Po pse s’ka njerëz të tjerë Partia Socialiste? Tani ose ti ke një konflikt, apo interes dhe je i kapur e duhet t’i rikandidosh këta, ose Rama ka humbur sensin e realitetit dhe bën çfarë i servirin njerëzit e ndërmjetëm, drejtuesit politik të qarqeve”, tha Dyrnjaja.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 21:02 Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit
- 20:47 Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim
- 20:33 Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
- 20:20 “Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit
- 20:06 LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Një grup protestuesish futen te Politekniku
- 20:01 Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)