A përfundoi Open Balkan? Osmani për deklaratën e Ramës: Ndikoi marrja e 3 policëve

1 Korrik 2023 | 14:22

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani komentoi në një intervistë për Euroneës Albania deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Ballkani i Hapur e ka përfunduar misionin e tij dhe tani fokusi duhet të jetë te Procesi i Berlinit.

“Mendoj që reagimi i kryeministrit të Shqipërisë është si rezultat i ndodhive të fundit, marrja e policëve dhe këtu unë e shoh dhe një rëndësi të këtij procesi për të krijuar ndikim, mundësi komunikimi që të kenë ku të bëjnë dhe ndikimin për lirimin e tyre. Unë mendoj, ju e shihni që ne sot marrim kryesimin e procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Tema bosht e çdo kryesimi tonë, qoftë OSBE-së, qoftë procesit është pajtimi për shkak se mendojmë që kjo është baza mbi të cilën duhet të ndërtojmë çdo politikë të re në rajon. Ne mund të kemi edhe treg të përbashkët rajonal, ne mund të kemi dhe ekonomi të integruar. Pajtimi do i thyejë siç po i thyen tani në këtë moment. Ne duhet fillimisht të ndërtojmë themele e më pas të ndërtojmë shtëpinë e përbashkët të bashkëpunimit,” – u shpreh Osmani.

Rama deklaroi se Procesi i Berlinit është aksi kryesor.

“Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë,” – tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026