A po kryhet një grusht shteti në Rusi? Çfarë është “marshimi për drejtësi” i Wagner
Ky është një moment përcaktues në luftën16-mujore të Rusisë në Ukrainë dhe potencialisht një sfidë për kontrollin e pushtetit të Vladimir Putin.
Udhëheqësi rus ka akuzuar shefin mercenar të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin për tradhti, duke e akuzuar se ka nisur një rebelim të armatosur duke i ngulur një nthikë pas shpine Rusisë.
Një nga figurat më të rëndësishme të Rusisë, Prigozhin thotë se qëllimi i tij nuk është “një grusht shteti ushtarak, por një marshim për drejtësi”.
Çfarë po ndodh me grupin Wagner?
Për muaj të tërë Prigozhin ka luajtur një rol jetik në fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke rekrutuar mijëra trupa në grupin e tij mercenar Wagner, veçanërisht nga burgjet ruse.
Ai ka qenë prej kohësh në një grindje të hapur me krerët ushtarakë që drejtonin luftën, por kjo tani është kthyer në një revoltë.
Forcat e Wagner kanë kaluar nga Ukraina lindore e pushtuar në qytetin e madh jugor rus të Rostov-on-Don dhe pretendojnë se kanë marrë kontrollin e objekteve të tij ushtarake.
Presidenti Putin thotë se situata është e vështirë, por ka premtuar se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur Rusinë.
A është ky një grusht shteti?
Të gjitha pretendimet për një grusht shteti ushtarak janë absurde, pretendon Prigozhin.
Por ajo që filloi si një mosmarrëveshje e pandalshme për dështimin e ushtrisë për të furnizuar mercenarët e tij me pajisje dhe municione të mjaftueshme, tani është përhapur në një sfidë të drejtpërdrejtë për dy burrat përgjegjës për luftën në Ukrainë- respektivisht Ministrin e Mbrojtjes së Rusisë Sergei Shoigu dhe shefit të Wagner, shkruan BBC.
Deri tani ky nuk është një grusht shteti, pasi nuk ka pasur asnjë pretendim për marrjen e pushtetit nga qeveria. “Kompania ushtarake private” e Prigozhin nuk përfaqëson as ushtrinë, megjithëse ai pretendon se ka mbështetje të gjerë.
Por kjo është një përpjekje për të rrëzuar pushtetin në Rusi dhe për këtë arsye është një sfidë ndaj autoritetit të presidentit. Dhe megjithëse ishte lideri rus që e lejoi Prigozhin të zhvillonte forcën e tij rivale, ai qartësisht nuk ka më kontroll mbi të.
Por Kremlini po i merr jashtëzakonisht seriozisht zhvillimet. I gjithë rajoni i Moskës është vënë në alarm deh nën një “regjim të rreptë të operacionit kundër terrorizmit”. Ngjarjet kryesore në qytet janë anuluar.
Masa të ngjashme janë vendosur në rajonin e Voronezh pranë kufirit verilindor të Ukrainës.
“Jemi 25,000 veta,” pohoi Prigozhin. “Të gjithë ata që duan, bashkohuni me ne”. Kjo nuk mjafton për të kërcënuar presidentin, por është një sfidë për udhëheqjen ushtarake.
Duke lëvizur forcat e tij përtej kufirit në Rostov, ai duket se ka rrethuar shtabin ushtarak nga ku po drejtohet lufta dhe pretendon se ministri dhe shefi i shtabit janë larguar.
Çfarë dëshiron Prigozhin?
Ideja e tij për një “marshim për drejtësi” është e paqartë, por grindja e tij me udhëheqjen ushtarake është përshkallëzuar qartë aq shpejt sa dëshiron t’i detyrojë ata të largohen.
Në një video të publikuar në rrjete sociale Prigozhin i thotë një zëvendësministri të mbrojtjes dhe një gjenerali në Rostov se nëse figurat kryesore ushtarake nuk vijnë të flasin me të, mercenarët e tij do të bllokojnë qytetin dhe do të nisen për në Moskë.
Ka raportime për rrëzimin e një helikopteri ushtarak dhe për një autokolonë të Wagner që po shkonte drejt veriut deri në autostradën M4 në rajonin Voronezh në veri të Rostovit.
Cila është marrëdhënia midis Putinit dhe Prigozhin?
Prigozhin ka qenë prej kohësh një aleat i ngushtë i Presidentit Putin dhe ka lulëzuar nën pushtetin e tij, fillimisht si një biznesmen i pasur dhe më pas si një shef mercenar.
Luftëtarët e tij Wagner kanë vdekur në një numër të madh në fushatën e hidhur për të kapur Bakhmutin në Ukrainën lindore, e cila zgjati me muaj dhe nuk u arrit kurrë plotësisht. Prigozhin fajësoi kryesuesin ushtarak për mungesën e predhave, përmes videove në rrjete sociale.
Ai kurrë nuk e shënjestroi drejtpërdrejt zemërimin e tij ndaj presidentit Putin, por referencat e tij sarkastike për “gjyshin e lumtur” u panë gjerësisht si kritikë indirekte.
Në fillim të këtij muaji, Presidenti Putin mbështeti një lëvizje të Sergei Shoigu që të gjitha grupet mercenare në Ukrainë të nënshkruajnë kontrata me ministrinë e mbrojtjes deri më 1 korrik. Prigozhin refuzoi, duke e parë atë si një sfidë për ndikimin e tij.
Në një tirade të gjatë më 23 qershor, ai u tha rusëve se i gjithë justifikimi për luftën e tyre ishte një gënjeshtër dhe thjesht një justifikim për “një grup të vogël të poshtërve” për të promovuar veten dhe për të mashtruar publikun dhe presidentin.
Të premten vonë ai njoftoi se “marshimi i tij për drejtësi” ishte duke u zhvilluar. Forca e tij prej 25 mijë vetësh do të ishin vetëm një “rezervë taktike” dhe e gjithë ushtria dhe i gjithë vendi do të ishin rezerva e tyre strategjike.
Gjenerali Sergei Surovikin, zëvendës komandant i forcave në Ukrainë, i bëri thirrje atij që të tërhiqet dhe t’i nënshtrohet autoritetit të Presidentit Putin.
Por në mëngjes njerëzit e Prigozhinit kishin arritur në Rostov, duke marrë konrollin e repartit ushtarak.
Është e paqartë nëse Prigozhin do të mund të trondisë themelet e pushtetit në Kremlin, apo kryengritja e tij do të mposhtet nga ushtria ruse.
Shumë ekspertë e kanë cilësuar përpjekjen e shefit të Wagner si nisjen e një lufte civile.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 10:04 Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi
- 10:00 Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re
- 09:48 Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)
- 09:45 Iraku mirëpret bisedimet SHBA-Iran
- 09:44 Plani i ri i mbrojtjes në Britani, Starmer shpalos programin e investimeve para largimit nga detyra