A rrezikohet PS nga procesi i primareve? Flet nënkryetari i Bashkisë Lezhë

13 Janar 2023 | 19:21

Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Ermal Pacaj deklaroi se Partia Socialiste nuk rrezikohet nga procesi i primareve që u organizuan në Partinë Demokratike, ku kjo forcë politike zgjodhi kandidatët e saj për zgjedhjet e 14 majit.

Në emisionin “RinON” në Euronews Albania, Pacaj deklaroi se kjo formulë është përdorur që në vitin 2015 nga socialistët me kandidatët e Këshillit.

Por sipas tij, primaret nuk kanë ndonjë rol, teksa shtoi se votat i marrin personat që punojnë për qytetin.

“Nëse bëjmë llogaritë e procesit të primareve si primare, se sa rrezikojnë Bashkinë e Lezhës për t’ia marrë Partisë Socialiste, besoj se primaret nuk kanë ndonjë rol. Aplikimin e primareve ne në PS-në e Lezhës e kemi bërë që në 2015 me kandidatët e Këshillit.

Nuk është një stretegji që ne nuk e kemi ndjekur. Por nuk është rezultative në atë që ofron në zgjedhje, sepse nuk është formula e primareve ajo që bën votat. Ajo që bën votat është puna”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026