Abazoviç shpall tri ditë zi kombëtare pas tragjedisë në Malin e Zi

12 Gusht 2022 | 22:09

Qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie kombëtare lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së premtes ku 11 persona u vranë pas një suli me armë zjarri.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri Dritan Abazoviç i cili e cilësoi ngjarjen një tragjedi më e rëndë se çdo tjetër në kujtesën kolektive të malazezëve

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të qëndrojnë pranë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit të Cetinjës”, tha Abazoviç në Telegram.

Administrata e policisë malazeze ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht për incidentin.

11 persona vdiqën, ndërsa 10 u plagosën, nga një sulm me armë në Cetinje, një qytet në Malin e Zi rreth orës 16:00 të së premtes. Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia.

Katër të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë

Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në Mal të Zi teksa ndodhi në kulmin e sezonit turistik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026