Abdixhiku: Nëse LVV nuk i ka numrat, partitë e tjera mund ta bëjnë Qeverinë

11 Prill 2025 | 16:01

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës ofron mundësinë që çdo parti që është në gjendje të dëshmojë para presidentes, Vjosa Osmani, se mund të formojë shumicën në Kuvend, të ketë mundësinë të krijojë Qeverinë e re të Kosovës.

Pas regjistrimit si deputet në legjislaturën e nëntë, Abdixhiku u pyet nga gazetarët nëse LDK-ja ka arritur të përafrojë qëndrimet me partitë e tjera për formimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ku partia e tij fitoi 20 ulëse në Kuvend dhe doli e treta.

Ai u shpreh se nuk janë ende në fazën e përafrimit të qëndrimeve, duke shtuar se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me formimin e Qeverisë. Abdixhiku theksoi se procedurat janë të qarta: “Më 15 prill bëhet betimi, më pas do të bëhet propozimi i kryetarit të Kuvendit dhe do të konsitohet Kuvendi pas zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë.”

Sipas tij, Kushtetuta i jep të drejtë partisë së parë në zgjedhje të provojë të formojë shumicën. Nëse kjo parti nuk e arrin shumicën, pas 15 ditësh, secila parti që dëshmon se mund të krijojë shumicën, mund të merr iniciativën për formimin e Qeverisë. Abdixhiku tha se LDK-ja nuk ka arritur ende në këtë pikë të procesit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026