Administrata Tatimore njofton fshirjen e gjobave për bizneset para vitit 2014

15 Maj 2026 | 14:14

Administrata tatimore dhe ajo doganore brenda duhet të fshijnë nga bilancet e tyre çdo borxh që kanë bizneset, të cilat janë krijuar përpara 31 dhjetorit të vitit 2014.

Drejtoria e Tatimeve njofton bizneset që kanë detyrime të papaguara nga 2015-2024-ën se do mund të paguajnë këstet nga data 10 qershor.

Sipas njoftimit zyrtar, brenda 20 ditëve nga hyrja në fuqi e udhëzimit do të përpilohet lista e plotë e subjekteve që përfitojnë nga fshirja e detyrimeve tatimore, si dhe e atyre që nuk përfitojnë. Tatimpaguesit do të njoftohen në mënyrë elektronike përmes sistemit “e-Filing”.

Pas përfundimit të këtij procesi, Administrata Tatimore do të vijojë me kompensimin automatik të tepricave kreditore të TVSH-së apo tatimeve të tjera kundrejt detyrimeve ekzistuese të subjekteve.

Kategoritë e detyrimeve që përfitojnë nga fshirja/shuarja

1-Detyrimet tatimore deri më 31 dhjetor 2014

Fshihen plotësisht detyrimet tatimore të papaguara që i përkasin periudhave tatimore deri më 31.12.2014, përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat. Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nuk falet detyrimi principal.

-Detyrimet tatimore për periudhën 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019

*Shuhet 50% e detyrimit principal, nëse 50% e mbetur paguhet njëherësh nga 10.06.2026 deri më 30.06.2026;

*Shuhet 25% e detyrimit principal, nëse 75% e mbetur paguhet nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026.Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.

Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.

-Detyrimet tatimore për periudhën 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024

Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat me kusht që tatimi për periudhën përkatëse të paguhet i plotë (100% e principalit) nga data 10.06.2026 deri më 31.12.2026.

Përfitime të tjera të parashikuara nga ligji

Sipas ligjit nr. 86/2025:

-Fshihen detyrimet për subjektet e çregjistruara në QKB ose me vendim gjykate deri më 31.12.2024, pervec kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore;

-Fshihen gjobat për mosdeklarim ose deklarim të vonuar të deklaratave që i përkasin periudhave deri në 31.12.2024, me kusht që deklaratat e padorëzuara të dorëzohen deri më 30.06.2026;

-Fshihen gjobat për dorëzim të vonuar të pasqyrave financiare dhe vendimit për destinimin e rezultatit, të llogaritura deri më 31.12.2024;

-Fshihen gjobat dhe interesat e krijuara nga ndryshimet e listëpagesave si pasojë e akteve ligjore/nënligjore me efekt prapaveprues ose vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

-Fshihen gjobat administrative për periudhat deri më 31.12.2024.

Subjektet që nuk përfitojnë

Nuk përfitojnë nga fshirja/shuarja e detyrimeve subjektet që:

-Janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore;

-Janë në proces gjyqësor ose hetimi për vepra penale tatimore dhe/ose doganore gjatë periudhës së zbatimit të ligjit;

-Kanë vendim gjyqësor të formës së prerë në favor të Administratës Tatimore apo Doganore për detyrimet objekt përfitimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026