Adriatik Lapaj: “Shqipëria Bëhet” mbështet Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës
Adriatik Lapaj ka njoftuar përmes një statusi në rrjete sociale se Kryesia e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka vendosur të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj në garën për Bashkinë e Tiranës.
Sipas tij, vendimi vjen si pjesë e një qëndrimi të qartë për të përkrahur kandidatë të angazhuar qytetarë dhe jo të dalë nga marrëveshje politike.
“Duke vlerësuar të gjithë ata që kanë shprehur gatishmërinë për t’u përfshirë në këtë garë, kemi marrë vendimin që mbështetja jonë në Tiranë t’i jepet z. Florjan Binaj – një zë i pavarur dhe i angazhuar në jetën publike”, shkruan Lapaj.
Lapaj thekson se kjo mbështetje është në vazhdën e një propozimi të bërë disa ditë më parë nga lëvizja, për të përzgjedhur kandidatë që përfaqësojnë interesin publik në një situatë të jashtëzakonshme politike dhe shoqërore.
“Dy ditë më parë propozuam që, për shkak të situatës së jashtëzakonshme politike dhe shoqërore në vend, kandidatët për bashkitë duhet të vijnë nga radhët e qytetarëve të angazhuar dhe jo nga marrëveshje apo kalkulime të partive politike. Në këtë frymë, deklaruam se do të mbështesnim një kandidat të pavarur që do të shpallte zyrtarisht kandidimin. Ky vendim bazohet në vullnetin tonë të mirë dhe në bindjen e palëkundur se Shqipëria vlen më shumë se çdo parti”, shkruan ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit