Aeroporti në Vjosë-Nartë, aktivisti: 300 ha tokë do shkatërrohen, plane për resorte
“Ndaloni aeroportin!”, kështu do të quhet një film dokumentar i cili tregon përpjekjet e një komuniteti për të ndaluar punimet e aeroportit pranë zonës së Nartës.
Ky film dokumentar del më datë 28 qershor në kinema; pasqyron përmes planeve pasuritë e zonës së mbrojtur si dhe betejën për ta shpëtuar atë. Nga ana tjetër edhe informon mbi argumentet e përdorura deri tani për ndërtimin e aeroportit.
Aktivisti Zydjon Vorpsi në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, u shpreh se me ndërtimin e aeroportit do të hiqen 300 hektarë tokë.
Më tej, ai nënvizoi se ka plane për resorte dhe, sipas tij, ky është një sulm që po i bëhet natyrës.
“Pavarësisht se sa është propaganduar se është një e mirë publike që i ofrohet popullatës, në fakt nuk ka pasur gjithëpërfshirje dhe një hapësirë për debat. Filmi dokumentar është një orë.
E para, hiqen mbi 300 hektarë tokë që nuk do i shërbejnë më asnjë një njeriu dhe as jetës së egër. Ka plane për resorte në bregun e Nartës. Ky është sulmi më i madh që po i bëhet natyrës shqiptare brenda 30 viteve, pasi po bëhet brenda një zone të mbrojtur”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve