Agravon sherri në Durrës, dy të rinj plagosin me sende të forta 26-vjeçarin
Një 26-vjeçar është plagosur me sende të forta pas një sherri me dy të rinj në Durrës. Policia bën me dije se një 18 dhe 19-vjeçar pas sherrit kanë goditur me sende të forta të riun i cili është plagosur.
Pas ngjarjes ai është dërguar në spital. Pas mjekimit ai është dërguar në banesën e tij ndërsa dy të rinjtë janë proceduar penalisht.
“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. B., 19 vjeç, dhe A. B., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë një 26-vjeçar.
I dëmtuari mori mjekim në spital dhe u largua në banesë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Akuzohen për ngacmimin e të miturve, arrestohet shqiptari dhe i riu rumun në Greqi
- Bardhi takim me ambasadorin Bergner: Nevojë për qeveri që del nga zgjedhje të lira
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
- 21:25 Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje
- 21:23 Shpërthime në ishujt strategjikë të Iranit, vijon përshkallëzimi me SHBA-në
- 21:21 Anija cisternë norvegjeze sulmohet pranë Omanit, zjarri përfshin dhomën e motorëve
- 21:19 Irani paralajmëron se asnjë pikë nafte nuk do të largohet nga rajoni, teksa SHBA-të sulmojnë përsëri
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë