Agron Gjekmarkaj dorëhiqet nga funksionet politike në PD
Zv.kryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion politik në parti.
Gjekmarkaj ka kërkuar që të ngrihet një komision për të çuar PD në zgjedhje të brendshme pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Në reagimin e tij në rrjetet social pas vendimit, Gjekmarkaj gjithashtu i ka kërkuar kreut të PD, Lulzim Bashës dhe ish-kreut, Sali Berisha që të bëjnë “një hap pas”, pasi PD ‘rrezikon të shuhet’.
Deputeti i Qarkut të Lezhës ka dhënë dorëheqje nga çdo post në parti por do të vazhdojë të mbajë mandatin.
Agron Gjekmarkaj i afruar në PD në zgjedhjet e fundit parlamentare, mban postin e përfaqësuesit politik në Qarkun e Lezhës.
Këtë pozicion ai e mori pas dorëheqjes së Mark Markun, i cili dorëzoi mandatin e deputetit në shenjë revolte për zhvillimet brenda PD-së pas humbjes më 25 prill.
Gjekmarkaj gjithashtu janar 2022 u emërua nga Basha si nënkryetar i PD-së pas ristrukturimit të kupolës drejtuese ku Alibeja u bë kryetar grupi në vend në Alfred Rushajt.
Dorëheqja e tij vjen pas zgjedhjeve të pjesshme të mbajtura në 6 bashki të vendit, ku PD në 5 prej tyre doli forcë e tretë pas 12 vitesh në opozitë.
Në një reagim në Facebook, pak orë para dorëheqjes, Gjekmarkaj e cilësonte rezultatin e PD “një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi”.
“Përtej çdo rrethane kundër nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshëm”, shprehet ai.
Duke kërkuar mbledhjen e organeve të PD për të nxjerr përgjegjësitë, Gjekmarkaj paralajmëroi dorëheqjen duke thënë se nuk do t’i shmanget marrjes së përgjegjësisë.
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 09:00 Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
- 08:53 Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit
- 08:50 Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar
- 08:42 Aksident hekurudhor në Poloni, përplasen dy trena. Raportohet për të plagosur (VIDEO)
- 08:34 Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve