Ahmetaj: Gledis Nano, i pari që duhej të dorëhiqej për ngjarjen në Himarë
Pedagogu, Bislim Ahmetaj thotë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano duhet të ishte personi i parë që duhej të jepte dorëheqjen, pas ngjarjes së rëndë ditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ahmetaj u shpreh kritik në lidhje me reagimin e kryeministrit Edi Rama për këtë ngjarje.
“Reagimi më i ligë, më i poshtër ka qenë reagimi i kryemninistrit të Shqipërisë ndaj refleksioneve që kanë pasur qytetarët shqiptarë ndaj ngjarjes së djeshme. Është një nga makabritetet më të mëdha që kemi duruar këto kohë.
Autori i ngjarjes nuk duhet të ishte duke jetuar sot. Por ai prind e ka përmbajtur veten dhe ai kriminel vazhdon të jetë në burg. Personi i parë që duhet të ishte dorëhequr është Drejtori i Policisë i cili mban në radhët e veta kriminelë të kësaj natyre. Duhet të ishte dorëhequr Ministri i Brendshëm”, tha ai.
Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë e mitur u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.
Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Gledis Nano.
Mbi të është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia dhe pritet që brenda 48 orësh të njihet edhe më masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës.
LEXONI GJITHASHTU
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)