“Ahmetaj ndodhet në Shqipëri”, Nard Ndoka: Çfarë ka në dorë ish-ministri
Kreu i PDK Nard Ndoka është shprehur se kërkesa e SPAK për ish-ministrin Arben Ahmetaj është ekstreme.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se ka pasur një denigrim të figurës së Ahmetajt duke shtuar se është Gjykata ajo që bën kërkesën për arrestim e jo SPAK.
Ndërsa foli me detaje se si nisi ‘lufta’ mes kreut të qeverisë dhe Ahmetajt, shtoi se ky i fundit nuk është larguar nga vendi dhe ndodhet në Shqipëri.
Për Ndokën Ahmetaj ka zgjedhur një vend ku mund të komunikojë në mënyrë të vazhdueshme me avokatët e tij, të cilët pak më parë deklaruar se klienti i tyre ndodhet në Angli.
“Kërkesa e SPAK është në ekstrem. Ka pasur një denegrim për figurën e Ahmetajt, Ishte e bërë me regji. Gabimi I SPAK mund të kërkonte autorizimin për hetim por jo për arrestim. Është Gjykata ajo që e arreston. Ahmetaj e ka kuptuar që ka një luftë të hapur politike nga shefi I tij. Ka dyshime që të gjitha këto denoncime e kanë origjinën nga Ahmetaj. Dokumentet përfunduan te LSI, dhe është bërë një lidhje që këto dokumente te Meta I ka çuar Ahmetaj. Dhe këtu ka nisur goditja. Ahmetaj ka dhe dokumente të tjera përveç atyre që i ka dorëzuar opozitës. I ka shantazhuar gjatë kësaj kohe. Ahmetaj është një lojtar i përgatitur. Ahmetaj mund të jetë në Shqipëri. Unë kam informacione që ai është këtu. Në bazë të skemës që unë shoh. Ai nuk ka arsye që pse të largohet. Ai ka zgjedhur një vend që të komunikojë gjatë gjithë kohës me avokatët e tij”-tha Ndoka.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë