Akademia Politike e PS-së/ Xhafaj: Nuk i kam nxënës, Çaushi: Lektorët janë të mirë
Këtë të premte, në selinë e PS-së, deputetët e rinj të zgjedhur janë thirrur për të marrë pjesë në leksionet e para të Akademisë Politike të PS-së, ku lektori i ditës do të jetë Fatmir Xhafa.
Në momentet e hyrjes së saj në seli, deputetja e qarkut të Fierit, Zegjine Çaushi, u pyet nga gazetarët në lidhje me ndjesitë e saj për Akademinë Politike.
Ajo u shpreh se kjo, në vetvete, është një trajnim dhe jo një shkollë, ndërsa shtoi se të gjithë lektorët që do të japin leksionet politike për deputetët e rinj janë shumë të mirë, që nga Kryeministri Rama e deri te më i fundit.
“Nuk është dita e parë e shkollës, është thjesht një trajnim. Të gjithë lektorët janë shumë të mirë, që nga Kryeministri e deri tek i fundit. Nuk kemi një të preferuar. Shumë faleminderit, këtu do jemi, pa merak,” – tha deputetja më e re e PS-së për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi.
Pas Zegjine Çaushit, në seli mbërriti edhe deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj, i cili është lektori i ditës së sotme. Ai u shpreh se nuk i konsideron deputetët e rinj si nxënës, por si kolegë të tij.
Xhafaj tha se, ashtu si në çdo punë tjetër, do të përpiqet t’u transmetojë atyre përvojën e tij politike ndër vite.
“Nuk do të bëj mësim – ata nuk janë nxënës, janë kolegë të mi. Siç ndodh kudo, dikush që ka një eksperiencë më shumë përpara, mundohet t’ua transmetojë kolegëve. Është kënaqësi për mua që të takohem me kolegët e mi, me të cilët do të ndaj katër vitet e ardhshme në Parlament. Kam disa mesazhe për ta, por do t’ua jap atyre,” – tha deputeti Fatmir Xhafaj.
Kujtojmë se hapja e Akademisë Politike të PS-së për vitin 2025 u bë nga Kryeministri Edi Rama ditën e enjte në ambientet e COD në Kryeministri.
Rama mban leksionin e parë për deputetët e rinj: Tani duhet ta meritoni çdo ditë
PS hap Akademinë Politike për deputetët e rinj, Rama mban leksionin e parëNë ambientet e COD pranë Kryeministrisë u zhvillua ceremonia e hapjes së Akademisë Politike të Partisë Socialiste pic.twitter.com/XBFyz3oBGF
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 20, 2025
Ceremonia ishte e mbyllur, ndërsa leksionet e para për 39 deputetët e rinj të PS-së filluan këtë të premte në selinë rozë.
Lektori i preferuar?! Flasin Zegjine Çaushi dhe Marjana Koçeku! Sot leksione nga Xhafaj pic.twitter.com/qny3yhb6b0
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 20, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë
- 13:27 Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta
- 13:27 Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë