Aksident i rëndë në Itali, autobusi përplaset me disa makina dhe del nga rruga

4 Qershor 2023 | 10:21

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të së dielës, përgjatë autostradës A16 Napoli-Canosa, në Itali.

Një autobus me 38 pasagjerë u përplas me 5 makina, të parkuara në rrugë, pasi u përfshi në një tjetër aksident. Mediat italiane raportojnë për një i vdekur dhe 14 të plagosur.

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në autostradën A16 Napoli-Canosa, në drejtim të Napolit, pranë komunës Vallesaccarda  e cila ndodhet në kilometrin 101.

Autobusi i linjës “Flixbus”, i cili është nisur nga Leçe dhe është nisur drejt Romës-Tiburtinës, ka pasur 38 pasagjerë dhe 2 drejtues mjetesh.

Autobusi është përplasur me 5 automjetet e parkuara dhe më pas është përmbysur në skarpatën në të djathtë të rrugë. Disa persona ishin ende brenda makinave të parkuara në rrugë në momentin e përplasjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026