Aksident i rëndë në Kamenicë të Korçës, humb jetën 3-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen e një të mituri është regjistruar në aksin rrugor Korçë–Qafë e Qarrit, në dalje të fshatit Kamenicë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet fuoristradë ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili fillimisht u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Nga të dhënat paraprake të policisë, fëmija ka qenë duke lëvizur në aksin nacional në momentin kur është goditur nga mjeti, i cili po udhëtonte nga Korça në drejtim të Qafës së Qarrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po merret në pyetje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Zbardhen detajet e aksidentit në Kamenicë, 76-vjeçari përplas nënë e bir me makinë, 3-vjeçari nuk i mbijeton plagëve
Artan Hoxha zbulon të dënuarin në qelinë e luksit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita inspekton masat e sigurisë në GJKKO
- 19:05 Me pankartë në dorë, gruaja ndalohet të hyjë në aktivitetin e Ramës (VIDEO)
- 18:47 Rama veçon Fatos Nanon: Mbetet për mua vlerësim i veçantë! Nuk pretendoj se i nuk i kam hyrë kujt në hak
- 18:45 Protestuesit marshojnë në bulevard dhe ndalen para Kryeministrisë
- 18:35 Rama nga 35-vjetori PS-së kujton Konicën: Bëj durim, sepse shqiptari e ka zakon që kundërshton pa marrë vesh
- 18:20 Nis festa e 35-vjetorit të PS-së, Rama nis fjalimin
- 18:15 NATO projekton tërheqjen graduale të trupave nga Kosova