Zbardhen detajet e aksidentit në Kamenicë, 76-vjeçari përplas nënë e bir me makinë, 3-vjeçari nuk i mbijeton plagëve
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të regjistruar në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në fshatin Kamenicë, ku humbi jetën një i mitur.
Sipas njoftimit, rreth orës 16:30 të kësaj të premte, automjeti tip “Nissan”, me drejtues shtetasin Sh. V., 76 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë, nënë e bir, shtetasen Sh. M., rreth 44 vjeçe, dhe djalin e saj të mitur, rreth 3 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, fëmija ka ndërruar jetë në spital, ndërsa nëna e tij po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë shoqëruar në Komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. V., 76 vjeç, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)
3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës
Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
- 19:44 Ukraina: NATO mori vendime konkrete për mbrojtjen ajrore
- 19:44 Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)
- 19:39 Trump paralajmëron Iranin për sulme të reja: Do ta godasim fort sonte
- 19:34 Shefi i OKB-së: Duhen 296 mln dollarë për të ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit në Venezuelë
- 19:31 3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës
- 19:27 Irani i përgjigjet Trumpit: Ai kupton vetëm gjuhën e forcës