Aksident i rëndë në Malin e Zi, autobusi bie në humnerë, raportohet për viktima

19 Shtator 2023 | 16:06

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Obzovicës, në Malin e Zi, ku një autobus ka dalë nga rruga duke shkaktuar dy viktima.

Akasidenti ndodhi në rrugën interurbane Budva-Cetinje.

Sipas mediave vendase si pasojë e rrëzimit të mjetit kanë mbetur të lënduar 17 persona, të cilët janë transportuar me urgjencë për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital.

Raportohet se në autobus gjendeshin 35 udhëtarë, mes të cilëve dhe fëmijë të mitur.

Policia e shtetit fqinj ka arrestuar drejtuesin e mjetit i cili në deklarimet e tij në polici ka thënë se ndjeu dhimbje të forta në kokë përpara se  autobusi të përplasej me bordurat anësore dhe të përfundonte në humnerë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë të kërkojnë për persona që mund të jenë të bllokuar poshtë mjetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026