Makina bie në greminë, humb jetën i moshuari, shpëtojnë mrekullisht nipi e mbesa

25 Dhjetor 2022 | 15:40

Një person ka humbur jetën në një aksident të shënuar të dielën në Gramsh.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Mashan, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke rënë në një greminë rreth 80 metra të thellë.

Për pasojë, ka humbur jetën shtetasi Hekuran Përfundi.

Bashkë me të udhëtonin edhe nipi dhe mbesa, E.P 7 vjeç dhe A.P, 11 vjeçe, të cilët kanë mundur të shpëtojnë mrekullisht me plagë të lehta.

Po hetohet për shkaqet e aksidentit të rëndë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026

Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)

Breshëri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e Zavalinës, në Bashkinë e Elbasanit, duke prekur veçanërisht sektorin e pemëtarisë dhe bujqësisë. Sipas informacioneve paraprake,...
13:41 | 01/07/2026

Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Lushnjë–Berat, në afërsi të Fiersheganit, ku një automjet tip “Golf” është përmbysur pasi është përfshirë...
13:30 | 01/07/2026