EMRI| Aksident me vdekje në Korçë
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Drithas -Maliq.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, kur një mjet ka goditur dy persona që po udhëtonin me biçikleta në këtë rrugë.
Burime të siguruar thanë se në biçikletat po udhëtonin dy vëllezër nga Drithasi në drejtim të fshatit Libonik kur një mjet i ka goditur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre, i identifikuar si Roland Shahinasi, ndërkohë që vëllai tjetër ka shpëtuar.
Të njëjtat burimet thanë se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja ndërkohë që policia po punon pwr identifikimin e tij.
Rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi, çka e bën të vështirë qarkullimin. Sipas policisë drejtuesi i mjetit ka qwnë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
- 17:25 Rama reagon pasi protestuesit dorëzuan “Albanian Files” në SPAK
- 17:19 Trump: Shefi i inteligjencës kombëtare është i lirë të deklasifikojë të dhëna, përfshirë edhe ato të zgjedhjeve të 2020-ës
- 17:18 TikTok pritet të shkurtojë rreth 300 vende pune në Irlandë
- 17:09 Zjarri i madh në Belgjikë, konfirmohen 6 viktima
- 17:03 Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
- 16:57 Liverpool arrin marrëveshjen me Jeremy Jacquet, mbrojtësi francez do t’u bashkohet “The Reds”