Aksident në Korçë, makina “fluturon” në ajër këmbësorin

29 Qershor 2023 | 10:18

Një person ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident të ndodhur paraditen e së enjtes në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e hyrjes në qytetin e Maliqit. Sipas policisë është një banor i qytetit të Maliqit, i cili ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, kur është goditur nga një mjet tip Golf.

Goditja ka qenë e fortë aq sa i plagosuri ka fluturuar më shumë se 15 metra, duke u përplasur me asfaltin.

Sipas dëshmitarëve, shërbimi i urgjencës ka ardhur me shumë vonesë duke e rënduar gjendjen shëndetësore të të plagosurit, i cili ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Policia po heton në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti, që është i dyti që ndodh brenda 60 minutash në këtë zonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026