Aksidentohet për vdekje i mituri në Fier

Foto ilustruese
24 Qershor 2022 | 08:24

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Fier.

Një 15-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një automjet tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi E. B., 29 vjeç i cili është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Hamil-Dërmënas rreth orës 22:00, ndërsa shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione jashtë Kuvendit! Pas përdorimit të sprajit djegës, polici i vjen në ndihmë qytetarit

Ka degraduar në përplasje fizike protesta e mbajtur sot jashtë rrethimit të Kuvendit, ku situata ka kaluar në momente tensioni të lartë mes protestuesve dhe...
10:04 | 02/07/2026

Protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik, policia përdor ndaj tyre spraj djegës

Situata është tensionuar dhe ka kaluar në përplasje fizike përpara Parlamentit. Protestuesit kanë tërhequr me forcë gardhin metalik rrethues që ishte vendosur në hyrje të...
09:59 | 02/07/2026

Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)

Paralajmërimi i një dite më parë është konkretizuar këtë të enjte. Paralelisht me nisjen e seancës plenare në Kuvend, jashtë ambienteve të parlamentit ka rinisur...
09:32 | 02/07/2026