Aksioni në Parlament/ Berisha: I drejtohem shqiptarëve, ndërkombëtarët kanë dështuar

23 Nëntor 2023 | 21:38

Ish-kryeministri Berisha ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania ku ka folur rreth ngjarjeve të fundit në politikën shqiptare.

Ai tha se një konflikt i ngjashëm mes pozitës dhe mazhorancës ka ndodhur edhe në vitin 2014 pikërisht për shkak të komisioneve hetimore, ndërsa shtoi në atë kohë zgjidhjen e dha Komisioni Europian.

I pyetur nga gazetari Ervis Iljazaj se kujt i adresohen deputetët opozitarë me aksionin e tyre, tashmë që marrëdhëniet me ndërkombëtarët nuk janë ndër më të mirat, Berisha u përgjigj se edhe ndërkombëtarët shpesh kanë gabuar. Ai tha se në këtë rast deputetët e opozitës u adresohen vetëm shqiptarëve.

“Një konflikt i tillë ka ndodhur edhe në  vitin 2014, për komisionet hetimore. Problemin e ka zgjidhur Komisioni Europian, ata i imponuan Edi Ramës. Unë mendoj se të huajt, ambasadat e kanë bërë punën e tyre me deklaratat që kanë bërë.

Unë bie dakord me pjesën që ky problem duhet të zgjidhet nga qytetarët shqiptar sepse ambasadat u shprehën e thanë fjalën e tyre. Komisioni Europian foli edhe para ambasadave.

Tani ndërkombëtarët në historikun e zhvillimeve shqiptare duke i parë me realizëm, kanë patur sukses, por kanë pasur edhe dështime. Pyetja qëndron kujt i adresohemi ne, ne u adresohemi shqiptarëve. Në parlament janë 40 vetë që po bëjnë rezistencë me mosbindje civile”,-tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste propozimin për shtyrjen e afatit të reformës zgjedhore deri në muajin nëntor. Propozimi u...
10:02 | 16/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026