Aktivistët e “Nismës Thurje”: Ngjarja e Himarës një vrasje, nuk respektohen VKM-të
Aktivistët e Nismës Thurje kanë protestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e së martës në Himarë, ku një fëmijë i mitur u përplas për vdekje nga një skaf.
Ata protestuan para Ministrisë së Turizmit dhe një prej aktivistëve, Marsel Rupi u shpreh se ngjarjen në Himarë e konsideron vrasje.
Sipas tij, VKM-të e qeverisë nuk po respektohen dhe shtoi se pushteti është bërë palë me abuzuesit.
“Ne jemi këtu pas një ngjarjeje makabre, ngjarje shumë e rëndë dhe nuk mund të rrinim kurrsesi pa u sensibilizuar. Por pse konkretisht ne jemi në Ministrinë e Turizmit? Sepse ne e konsiderojmë këtë një vrasje, duke u nisur nga kodi penal. Gjatë gjithë kohës ne e kemi thënë qe këta kanë një VKM për plazhet e cila nuk respektohet.
Ka një VKM e cila nuk kemi të respektuar distancën e pushuesve nga deti. Këto janë jo vetëm, pakujdesi dhe bashkëpunime me njerëz të cilët janë të inkriminuar. Pushteti ka qëndruar pale me abuzuesit dhe ja ku jemi sot”, u shpreh Rupi.
Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë e mitur u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.
Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Dyshohet se Arjan Tase humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe përplasi për vdekjen fëmijën në bregun e detit.
LEXONI GJITHASHTU
Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?