Aktivisti: Vetëm 8 mijë shtretër në konvikte, po “luftohet” për 1 vend

21 Shtator 2023 | 08:20

Ditën e djeshme janë bërë shumë virale në media të ndryshme onine disa video ku shfaqen radhë të gjata të studentëve, të cilët “luftojnë” për të marrë një dhomë në godinën përkatëse.

Ata kanë pritur për orë të tëra në radhë, në diell dhe kjo është komentuar si një formë aspak e përshtatshme për t’u akomoduar në Qytetin Studenti, madje nuk është pak të themi ofenduese.

Glevio Tabaku, aktivist nga PortaliStudentor.al tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se numri i shtretërve në konvikte është shumë më i ulët se sa numri i studentëve që kanë nevojë për to, çfarë ka çuar në këtë “luftë” të vërtetë mes tyre për të për të përfituar një të tillë.

“Ka pasur interes më të madh se qiratë kanë shkuar në qiell dhe janë të papërballueshme për studentët. Qiraja për një apartament 1+1 ku mund të rrinë deri në 3 vetë maksimumi, është 350 euro. Në Tiranë studiojnë 53 mijë studentë, nga këta kapaciteti i konvikteve është 8 mijë shtretërve, pra vetëm 15 për qind e tyre mund të fusin kokën në konvikt. Kjo solli edhe kaosin që keni parë në video”, tha aktivisti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024