Aktivistja: Fëmijët që shfaqin sjellje abuzive seksuale mund të kenë qenë viktima
Aktivistja për të drejtat e fëmijëve Suela Koçibellinj ishte e ftuar mëngjesin e kësaj të marte në “Good Moorning Albanians” për të folur rreth një ngjarje tepër të rëndë të ndodhur në Shkup, ku janë përfshirë tre të mitur.
Dy djem të moshës 10 dhe 13 vjeçare kanë përdhunuar një vajzë të moshës 8-vjeçare. Aktivistja ka thënë se në këtë rast të tre janë viktima për shkak të moshës së mitur. Ajo ka thënë se prindërit apo institucionet edukuese duhet të jenë më të vëmendshëm ndaj fëmijëve që ata të mos shfaqin sjellje të tilla agresive.
“Nëse ne kemi sot fëmijë që shfaqin sjellje problematike seksuale janë shumë faktor që lidhen me këtë sjellje. Këta fëmijë vijnë nga familje ku ka dhunë, ku ka probleme financiare, janë fëmijë që kanë pasur akses në imazhe pornografike online apo në sjellje seksuale adultësh të personave që kanë pasur afër.
Pra mund të kenë parë dy të rritur që kanë pasur afër duke kryer marrëdhënie seksuale. Statistikat tregojnë se fëmijët që bëjnë sjellje abuzive seksuale, janë fëmijë që edhe kanë pësuar sjellje abuzive seksuale”,-tha Suela Koçibellinj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut