Aktivistja-teologut: Po i bëni interpretime të ndryshme Islamit, kë të besojmë?

17 Nëntor 2022 | 09:12

Një gjykatë në Iran dha dënimin e parë me vdekje për një person i cili u arrestua për pjesëmarrje në protestat ne vend.

Media shtetërore e Iranit raportoi se Gjykata Revolucionare në Teheran ka konstatuar se i pandehuri i ka vënë zjarrin një objekti qeveritar dhe se është fajtor me akuzën për “armiqësi kundër Zotit”.

Në studion e Good Morning Albanians, në Euronews Albania u diskutua lidhur me këtë temë mes teologut Neki Kaloshi dhe aktivistes nga Kosova Nerimane Ferizi.

Teologu Kaloshi tha se në lidhje me regjimin e Iranit ‘kemi rezervat tonë në mënyrën e interpretimit të islamit, nisur që nga mënyra si ka ardhur në pushtet.

Sipas aktivistes, fakti që secili hoxhë apo teolog ka një interpretim të vetit për Islamin ka krijuar një konfuzion të madh.

“Do të ishte mirë që këto rregulla të përshtateshin me shekullin e 21 e të mos ishin shtypëse. Me kaq shumë interpretime, nuk di më cilit t’i besosh”, tha aktivistja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024