Aktori Besnik Çinari tregon rëndësinë që ka ekipi i Vllaznisë për qytetin e Shkodrës
Vllaznia, skuadra përfaqësuese e qytetit të Shkodrës nuk mund të mungonte në serinë e parë të vizitave që “Udhëtarët” do të bëjnë në Shqipëri.
Për shkodranët, Vllaznia nuk është vetëm një skuadër futbolli por një formë jetese. Gëzohen kur fiton, trishtohen kur humbet, e ndjekin në çdo ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare. Kështu që, gazetari Renaldo Salianji nuk mund të mos pyeste disa qytetarë në Shkodër se si ndihen pasi Vllaznia u shpall fituese e Kupës së Shqipërisë.
Astrit Karakaçi, një tifoz i Vllaznisë tregoi për emocionet kur skuadra e tij e zemrës ra nga kategoria.
“Nuk mund ta shpjegoj sa keq e kam përjetuar. Janë emocione shumë të këqija. Nuk di çfarë të them. Na është dukur ai vit sa një jetë,” – tha Karakaçi teksa theksoi se për të fitorja e Vllaznisë këtë vit është një emocion i papërshkrueshëm.
Aktori, Besnik Çinari tregoi gjithashtu se që prej fëmijërisë e ndjek Vllazninë me shumë besnikëri.
“Nuk ka shkodran që se ka qejf futbollin. Vllaznia është emblemë e qytetit tim. Vllaznia është pjesë e zemrave tona,” – u shpreh Çinari.
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë