Akuzat e tjera ndaj Gruevskit, Ibrahim Bajrami: Vonesa për hetimet ngre dyshime për drejtësi selektive

20 Tetor 2020 | 10:49

Eksperti i së drejtës penale, Ibrahim Bajrami, analizoi për Euronews Albania çështjen e radhës të ngritur nga prokuroria e Maqedonisë së Veriut ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Bajrami tha se hetimet kanë nisur pas rrjedhjes “së paligjshme” të përgjimeve telefonike dhe se Gruevski dhe 5 persona të tjerë akuzohen për “përvetësim” dhe “pastrim parash” për një periudhë “që bën fjalë për para rreth 10 vitesh”.

I pyetur se përse për këtë çështje hetimet morën shumë kohë, pasi përgjimet për këtë çështje qenë publikuar nga opozita e asaj kohe që në vitin 2015, Bajrami tha se “kjo ngre dyshime për drejtësi selektive”.

“Këtu ekziston një dyshim me bazë për një drejtësi selektive, me inicim të procedurave ligjore në momente të caktuara për të eliminuar nga skena politike persona të caktuar,” – u shpreh Bajrami duke kujtuar proverbin “drejtësia e vonuar” është “drejtësi e munguar”.

“Këto veprime të kundraligjshme duhet të ndëshkoheshin në kohë dhe jo të shpalosen në momente të caktuara për të favorizuar një nomenklaturë politike në favor të një tjetre, kjo jo duke mbrojtur krimin por gjithmonë duke ndjekur procedurat. Në këtë pozitë është vetëm iniciuar hetimi dhe padyshim duhet të prezumojmë edhe pafajësinë e palës së akuzuar,” – u shpreh Bajrami duke kujtuar se akuzat në fjalë kanë vite që janë bërë publike.

 

Lexoni gjithashtu:

Akuza të tjera ndaj Nikolla Gruevskit, ish-kryeministri maqedon dyshohet se përvetësoi 1.3 milionë euro

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026