Alarm në aeroportin e Londrës, evakuohen të gjithë pasagjerët në terminal

22 Nëntor 2024 | 14:01

Terminali Jugor i Aeroportit Gatwick në Londër është evakuuar paraditen e kësaj të premteje për shkak të një incidenti sigurie. Mediat e huaja raportojnë se shkak për mbylljen është bërë zbulimi i një sendi të dyshimtë gjatë kontrolleve rutinë të bagazheve të pasagjerëve.

Policia e Sussex dërgoi në vendngjarje një ekip për asgjësimin e eksplozivëve si masë paraprake.

Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), Aeroporti Gatwick theksoi: “Siguria e pasagjerëve dhe stafit tonë mbetet prioriteti ynë i parë. Ne po punojmë shumë për ta zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur.”

Një pasagjer, i cili sapo kishte mbërritur në Gatwick, tha se i gjithë terminali u evakuua menjëherë, përfshirë edhe pasagjerët e sapombërritur.

“Mbërrita me një fluturim rutinë. Kalova në doganë dhe mora vesh që po evakuojnë të gjithë aeroportin. Edhe personat që kaluan sigurinë po nxirren jashtë,” deklaroi ai. Sipas tij, trenat janë ndalur dhe rreth 1000 persona po presin në rrugët dhe parkingjet përreth.

Gjithashtu, kompania Gatwick Express, e cila ofron shërbime trenash drejt aeroportit, ka pezulluar operacionet deri në një njoftim të dytë. Në një deklaratë, kompania tha: “Policia dhe shërbimet e urgjencës po merren me një incident në aeroport. Për momentin, stacioni dhe aeroporti janë duke u evakuuar. Ne do t’ju këshillonim të shtyni udhëtimin tuaj deri më vonë këtë mëngjes.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump këtë të mërkurë kritikoi ashpër Iranin duke i cilësuar si “njerëz të këqij dhe të sëmurë”, ndërsa marrëveshja e tij...
10:35 | 08/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

I shoqëruar nga ministrat Hoxha dhe Nufi, Rama mbërrin në Samitin e NATO-s. Takim me Rutte (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka mbërritur në punimet e Samitit të NATO-s në Ankara. Rama mbërritit i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Ferit...
10:12 | 08/07/2026