Alarmi në Gjermani: Spiunë të shumtë punojnë për Rusinë!
Zëdhënësja e Ministrisë gjermane të Mbrojtjes konfirmoi dy ditë më parë se një bisedë sekrete e forcës ajrore gjermane për Ukrainën është përgjuar.
Kanalit televiziv rus RT, i mbështetur nga shteti ka publikuar të premten një audio-incizim prej 38 minutash, ku dëgjohen zyrtarët gjermanë duke diskutuar për sulme kundër Krimesë, gadishullit ukrainas të aneksuar prej Rusisë më 2014.
Gazetari shqiptar në Gjermani Bahri Cani tha në një intervistë për Euronews Albania se historitë me spiunë rusë nuk janë të pazakonshme në gjermani por rasti i fundit duhet të shërbejë si kambanë alarmi për Gjermaninë që të mbrojë rrjetet e veta dhe burimet më të rëndësishme si ushtarake dhe politike.
“Edhe më herët në qarqe të ndryshme në gjermani, edhe në segmentet ushtarake madje edhe politike, janë zbuluar elementë të dyshimtë që kanë punuar në shërbim të Rusisë, ndaj rasti duhet të shërbejë si alarm i fundit që Gjermania vërtetë ta shikojë se si duhet të mbrojë rrjetet e veta dhe burimet më të rëndësishme si ushtarake, edhe politike. Dihet që Gjermania është shënjestër e spiunimeve të Rusisë, ka qenë edhe rasti kur vetë kancelarja Merkel është spiunuar, por nga qarqet amerikane”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë