Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania se Serbia e ka refuzuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.
Kurti tha se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të mbajtur në Serbi më 27 tetor, është votuar në mënyrë unanime që të refuzohet plani franko-gjerman.
Albin Kurti: Unë kam pritur që takimi që ka ndodhur në 20 janar në zyrën time ka mundur të ndodh me 20 shtatorë pra kam pritur që kur e vendos pik të parë korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe kur sjell një propozim 3 javë më vonë nga Brukseli, Parisi dhe Berlini takimet do të intensifikohen dhe do të hymë në një dinamik të re të bisedimeve, por kjo nuk ka ndodhur. Një ndër arsyet mund të jetë fakti që Beogradi nuk e ka pranuar këtë propozim. Unë kam thënë menjëherë që është bazë e mirë për të diskutime të mëtutjeshme dhe ata nuk kanë thënë ashtu. Dhe për të qenë më keq me datë 27 tetor të vitit të kaluar është mbajtur mbledhja e këshillit kombëtarë të sigurisë në Serbi dhe aty kanë marrë pjesë ministrat kryesorë, presidenti, kryeministrja dhe aty është votuar unanim për të mos e pranuar këtë propozim të BE. Por është interesante është që ata nuk e kanë publikuar këtë vendim për bindjen time kjo ka ndodhur për shkak se kishin tre marrëveshjeve që kishin nënshkruar me procesin e Berlinit të rifreskuar nga marrja e tij nga kancelari i ri Olaf Scholz që u bë me 3 nëntor në Berlin Pra ata kanë pritur të kaloj 3 nëntori. Në datë 5 nëntor deputetët e listës Serbe në parlamentin e Kosovës kolektivisht japin dorëheqjen 10 deputet, kolektivisht policët serb në veri të Kosovës japin dorëheqjen, kolektivisht 4 kryetarët e komunave serbe në veri të Kosovës japin dorëheqjen dhe e datë 6 nëntor del ministri i jashtëm i Serbisë dhe thotë një zëri e kemi refuzuar planin Franko-Gjerman. Dhe e dini kush është më e bukura kush s’merret me të merren me dorëheqjet. Pra kanë lejuar të kaloj procesi i Berlinit si datë e suksesshme që se shpejti do të kaloj edhe në parlament dhe tash kanë dhënë dorëheqje kanë bërë një ambalazh të mirë dhe me faktin që kanë refuzuar propozimin nuk është marrë kush me refuzimin e atyre. Tash që kanë ndërruar qasjen dhe kanë këto dhimbjet e brendshme në skenën e tyre politike jemi në pritje të një takimi të nivelit të lartë ku le ta diskutojmë çështjen e propozimit të BE dhe unë uroj që sa më shpejtë të kemi edhe marrëveshje me qenë se ky vit është jetik për të bërë marrëveshje pasi vitin tjetër do të ketë gjithandej zgjedhje dhe fillojnë fushatat prej Kosovës deri në Amerikë.