Albon rinovon me Williams
Williams Racing nënshkroi rinovimin e kontratës me Alex Albon. Zyrtarizimi për një bashkëpunim shumë vjeçar me pilotin tailandez u bë ditën e sotme. Alex Albon u shpreh i kënaqur për qëndrimin te Williams Racing dhe vazhdimin e bashkëpunimit me një skuadër të talentuar dhe ambicioze inxhinierësh. Ai pranon startin e vështirë të sezonit por konfirmon se ka mundësi reale që Williams të jetë shumë shpejt në vendet e para të nisjes dhe klasifikimit.

Një projekt afatgjatë ku Albon dëshiron të luajë një rol kyc në një udhëtim që kërkon kohën e tij për kthimin mes më të mirëve ku anglezët kanë qënë vite më parë. Në të njëjtën mënyrë, Team Principal James Vowles shprehu kënaqësinë që skuadra siguroi të ardhmen me Alex në bord. Një talent i jashtëzakonshëm, teknikisht i aftë dhe i dedikuar për suksesin e Williams Racing.
Që nga dita e parë në skuadër Alex ka treguar në vazhdimësi aftësinë për të garuar nën presion. Rinovimi i tij është një pjesë e rëndësishme e panoramës së viteve në vazhdim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ferrari çmonton Mercedes
- Mercedes “hap thesin” për kampionin e Red Bull
- Norris mundi Verstappen për fitoren e parë në Formula 1
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë