Aleanca e Maqedonasve për Integrim tërhiqet nga koalicioni me Berishën
Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovski është tërhequr nga koalicioni me Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.
Sterjovski ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për largimin nga ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’.
“Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025. Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e depozituar në KQZ.
I pyetur për largimin nga koalicioni, Sterjovski ka deklaruar: “Dështuam në negociata, i kërkova një vend në listën e hapur të Korçës, refuzuan. Edhe në qarqe të tjera nuk na dhanë vende. Pra koalicion, por s’na dhanë asnjë vend në listë”.
Partia Demokratike dorëzoi në 4 mars në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën e plotë të partive që do të përbëjnë koalicionin e saj për zgjedhjet e 11 majit.
Koalicioni, i emërtuar Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM), përbëhej nga 26 parti politike, duke përfshirë aleatët kryesorë të PD-së si; PL e Ilir Metës, PR e Fatmir Mediut dhe PDK e Nard Ndokës.
Me largimin e AMIE do të jenë 25 partitë që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit nën drejtimin e Sali Berishës.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona