“Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, PD dorëzon në KQZ koalicionin me 26 parti
Partia Demokratike dorëzoi të hënën në mbrëmje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën e plotë të partive që do të përbëjnë koalicionin e saj për zgjedhjet e 11 majit.
Koalicioni, i emërtuar Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM), përbëhet nga 26 parti politike, duke përfshirë aleatët kryesorë të PD-së si; PL e Ilir Metës, PR e Fatmir Mediut dhe PDK e Nard Ndokës.
Një zhvillim i rëndësishëm është përfshirja e Shpëtim Idrizit, lider i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), i cili, pas mbylljes së negociatave me PD-në, ka vendosur të bashkohet me koalicionin. Po ashtu, pjesë e tij është edhe Vangjel Dule i PPDNJ.
Në listat zgjedhore, Partia e Lirisë do të ketë 4 deputetë të sigurtë, ndërsa Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Agron Duka do të kenë nga një deputet secili. Kështu, koalicioni siguron 8 mandate të sigurta për aleatët e PD-së.
Marrëveshja e depozituar në KQZ specifikon se çdo parti do të propozojë kandidatët e saj për listën shumëemërore, duke u bazuar në peshën elektorale dhe negociatat përkatëse.


LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën