Aleksandër Çipa: Mbi 20 media kanë kryer hulumtime për daljen e të dhënave

20 Shtator 2022 | 13:07

Për shkak të monitorimit ditor që i bën medias në Shqipëri, analisti Aleksandër Çipa thotë se është në gjendje të thotë se janë mbi 20 media që janë marrë me daljen e të dhënave.

“Vetëm për këtë çështje janë më shumë se 20 media online që kanë shkruar në mënyrë intensive dhe kanë raportuar në mënyrë hulumtuese dhe investiguese,’ – u shpreh Çipa.

Deklarata e tij erdhi si përgjigje ndaj avokatit Arbër Hoxha i cili pyeti se sa media janë interesuar se ku shkojnë fondet publike që shteti shqiptar i paguan kompanive private për të ruajtur këto të dhëna, që në dijeninë e tij bëhet fjalë për 12 milionë eurio.

“Si ka mundësi që një grup hakeruesish me dy-tre vetë dhe me dy-tre mijë dollarë kompjuterë mund të  hakerojnë të dhënat më sensitive në Republikën e Shqipërisë. Kjo duhet të na bëjë përshtypje dhe për këtë duhet ngritur këmbana më e madhe e alarmit,” – u shpreh Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 12-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Për të 12-ën ditë me radhë, duke filluar prej orës 18:00, qytetarët u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të protestuar kundër...
22:59 | 11/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Pasi qëndruan për mbi dy orë përpara Kryeministrisë, ku të pranishmit mbajtën edhe fjalime, qytetarët ndezën dritat e telefonave dhe më pas nisën marshimin në...
21:07 | 11/06/2026

Jep dorëheqjen rektori i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjura

Rektori i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjuraj  ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Gjuraj ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme pranë ministres së Arsimit Mirela...
20:11 | 11/06/2026