Aleksandër Çipa zbulon qëllimin e Berishës dhe Metës për protestën e 6 dhjetorit
Gazetari Aleksandër Çipa thotë se është domosdoshmëri që protesta e opozitës në ditën kur në Tiranë mbahet samiti i BE të tregojë qytetari dhe të përcjellë mesazhet e duhura.
Në një intervistë për Euronews Albania, Çipa u shpreh se qëllimi i takimit të sotëm mes Metës dhe Berishës është që me çdo kusht pjesëmarrja në protestë të jetë masive.
“Në takimin e sotëm Meta-Berisha është me çdo kusht pjesëmarrja masive, besoj se ky është qëllimi më i rëndësishëm që i kanë vendosur vetes në këtë bashkëpunim opozitar. Është i paralexuar qëllimi i Metës, mesazhe të cilat duhet të jenë për një Evropë që të jetë e pranishme në mënyrën si duhet të funksionojë demokracia. Tani Meta është në një pozicion tjetër politik, ndaj në këtë pikë i intereson të shihet si protagonist i opozitarizmit në Shqipëri dhe këtë mesazh e ka të njëjtë me Berishën. Është e domosdoshme që protesta e opozitës të tregojë qytetari, në shmangien e çdo incidenti dhe mesazhin që do të japin protagonistët e protestës Meta dhe Berisha”, tha Çipa.
LEXONI GJITHASHTU:
- Protesta e 6 dhjetorit në favor të Edi Ramës, thotë Milaim Zeka
- Analisti Çupi: Protesta e 6 dhjetorit, rrezik kombëtar
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia