Alexander Isak stërvitet te Sociedad, Liverpool dhe Newcastle nuk po gjejnë akordin
Liverpool vazhdon bisedimet me Newcastle United për transferimin e sulmuesit suedez Alexander Isak, i cili aktualisht po stërvitet me ish-ekipin e tij, Real Sociedad.
25-vjeçari, i cili ka arritur marrëveshje personale me Liverpool për sezonin e ardhshëm, po pret përfundimin e tratativave mes klubeve, ndërsa ka bërë të qartë se dëshiron vetëm Anfieldin.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare nga asnjë nga palët, dhe trajneri i Newcastle, Eddie Howe, ka theksuar se Isak është ende pjesë e skuadrës dhe do të dëshironte që ai të qëndrojë.
“Ai është ende lojtari ynë. Ka kontratë me ne dhe shpresoj që të luajë për ne sezonin e ardhshëm,” deklaroi Howe.
Ndërkohë, suedezi është rikthyer në Spanjë për të vazhduar përgatitjet e sezonit me Real Sociedad, ku luajti për tre vite, duke u stërvitur në mënyrë të diferencuar.
Burime pranë futbollistit konfirmojnë se Isak nuk dëshiron të kthehet te Newcastle, një fakt që i ka komunikuar edhe klubit anglez.
LEXONI GJITHASHTU
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla