Alibali: USAID si organizatë kriminale edhe në Shqipëri

3 Shkurt 2025 | 22:52

Analisti Neritan Alibali komentoi në emisioni Now në Euronews Albania vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit riorganizmin e USAID dhe rishikimin e fondeve ndërkombëtare të kësaj organizate.

Sipas tij, nëse administrata amerikane ka shpallur USAID si organizatë kriminale, atëherë i bie që ka vepruar si e tillë edhe në Shqipëri, ku ka financuar edhe reformën në drejtësi,

Me këtë logjikë, theksoi analisti, USAID ka nxitur qeverinë shqiptare jo të promovojë demokracinë por të shkelë kushtetutën dhe shtetin e së drejtës.

“Nëse administrata amerikane që ne e besojmë të gjithë, i bie me logjikë që USAID ka vepruar edhe në Shqipëri si organizatë kriminale dhe kjo është shumë e rëndë, se ka bashkëpunuar për reformën në drejtësi për strukturat e posaçme, që na rezulton me këtë logjike, si bashkëpunim i krimit të organizuar me strukturat e drejtësisë. Çfarë qëndrimi mban kryeministri sa i përket ndihmës që USAID ka dhënë në reformën në drejtësi por edhe më gjerë? Nëse është kështu, ky USAID ka nxitur qeverinë shqiptare jo të promovojë demokracinë por të shkelë kushtetutën”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një shtetase amerikane, e cila mbahej e burgosur në Iran që prej dhjetorit 2024, është liruar. Përmes një...
10:46 | 16/07/2026

Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)

Marina Amerikane ka nisur një hetim pasi dy avionë luftarakë të ekipit të demonstrimeve ajrore Blue Angels fluturuan në lartësi shumë të ulët mbi plazhin...
10:41 | 16/07/2026