Alibeaj dhe përfaqësues të PD-së, takim me ambasadorët në Kryesinë e Kuvendit
Mesditën e sotme, deputeti Enkelejd Alibeaj së bashku me 5 përfaqësues të grupit të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Grida Duma, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi do të takohen me 8 ambasadorë.
E pranishme në këtë takim do të jetë edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.
Pritet që diskutimi kryesor të jetë për Reformën Territorale, por edhe për datën e zgjedhjeve.
Pas takimit që do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, do të ketë një komunikim për mediat nga Alibeaj.
Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend draftin final për Reformën Territoriale. Ky draft propozon ndarjen e vendit në 94 bashki dhe në 3 ose 6 rajone.
Deputetja e PD Dhurata Çupi, e cila ka dorëzuar këtë draft në emër të demokratëve, ka kërkuar nga deputetët e PS dhe ata të PD që të miratojnë këtë projektligj, që sipas saj është në shërbim të interesit të qytetarëve.
Një tjetër propozim ishte ai i Kristaq Kume, nga Instituti për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, i cili propozoi ndarjen e vendit në 4 rajone, ku çdo rajon do të vetëqeveriset nga këshilli i rajonit që do të zgjidhet çdo 4 vjet.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta