Alibeaj: Marrëveshja e djeshme la në burg protestuesit dhe sulmoi SPAK-un

5 Prill 2024 | 12:48

Enkelejd Alibeaj ka mbajtur sot një konferencë për mediat ku ka folur për amnistinë penale e cila u miratua ditën e djeshme në Kuvend.

Alibeaj tha se nga amnistia nuk përfitojnë protestuesit e opozitës, por përveç kësaj, nga kjo amnisti sipas tij, sulmohet edhe SPAK-u.

Sipas tij nga amnistia do të përfitojnë të gjithë zyrtarët e korruptuar.

“Me marrëveshjen e djeshme mes dy palëve për amnistinë penale uarritën disa qëllime. Së pari ishte qëllimi për të amnistuar drejtorët e korruptuar të qeverisë Rama dhe të bashkisë Veliaj apo të çdo lloj bashkie tjetër të partisë socialiste. Me ndërhyrje në amnisti, u krijuanhapësira që drejtorm struktura të larta të administratës së kësaj qeverie apo të bashkisë të mund të përfitojnë apo të dalin nga burgu.

Së dyti u lanë në mëshirë të fatit protestuesit, protestues që janë qytetarë të këtij vendi të thirrur nga Partia Demokratuike, të thirrur nga shoqëria civile të cilët kanë dalë në protesta sigurisht kundër kësaj pjese tjetër të korruptuar të qeverisë për të kërkuar të drejtat e tyre. Dje, me aktin e amnistisë nuk përfitojnë protestuesit. Ata vazhdojnë të enden prokurorive, gjykatavem vazhdojnë të jenë ende nën thundrën e represionit policer të kësaj qeverie.

Dhe i treti, ky ishte synimi më i madhi marrëveshjes, ishte goditja e SPAK-ut. Atmosfera e cila ka bashkëjetuar gjatë kësaj kohje për sulme, herë sporadike, herë të sinkronizuara për të goditur BKH-n, siç kryeministri Rama ka bërë. Për të krijuar një komision të posaçëm për ta kontrolluar, për të krijuar komisione paralele në parlament. Dje arriti kulmin ku me një akt ligjor, produkti i SPAK-ut dhe i GJKKO-s, u godit në momentin më të vështirë të SPAK-ut. Po dje në raportimin që drejtuesi i SPAK-ut bëri, lëshoi sinjale të rëndësishme ndihme. Referoi që 40% ka rënë numri i referimeve, i kallëzimeve nga organet shtetërore drejt SPAK-ut”,-tha Alibeaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 25-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
20:03 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026