Alibeaj njofton ndarjen nga Basha: Do krijojmë grupim të ri politik
Deputeti Enkelejd Alibeaj ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku ka folur për nisjen e sensionit të ri parlamentar. Në këtë sesion të ri Alibeaj nuk do të jetë në të njëjtin grupim me Lulzim Bashën.
Ai tha se tashmë ai dhe disa deputetë të tjerë të cilët ndajnë të njëjtat mendime në disa çështje thelbësore për shoqërinë shqiptare, kanë rëndë dakord që të krijojnë një grupim të përbashkët politik.
“Bashkë me disa kolegë ne kemi rënë dakord që për sa kohë kemi pasur një qëndrim dhe të shkuar politike të përbashkët, në çështje thelbësore, sensitive, që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, është e udhës që të mblidhemi dhe të formojmë një grupim politik. Në mënyrë që në Kuvend të mos kemi vetëm një “ofertë opozitare” që është nën urdhrat e Sali Berishës por të ketë një ofertë tjetër opozitare, një zë tjetër, një opozitë ndryshe me qëndrime të qarta për çështjet kryesore që shqetësojnë shoqërinë dhe të ardhmen e këtij vendi. Kemi rënë dakord të jemi larg ortakorisë Rama dhe Berisha”,-tha Alibeaj.
I pyetur nëse mund të zbulojë emrat se cilët deputetë do të jenë pjesë e këtij grupimi Alibeaj tha se secili do të flasë vetë dhe do e vlerësoj vetë pozicionin politik dhe qëndrimet që ka mbajtur. Ai tha se nëse një deputet është pro mbështetjes pro pa kushte ndaj SPAK-ut, nuk ka nevojë për ftesë në këtë grupim politik. Ndërsa shtoi se emrat do të zbulohen së shpejti.
Ky grupim i ri demokrat vjen pasi Gjykata vendosi që vulën dhe logon e Partisë Demokratike i takon Sali Berishës.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë