Alibeaj: SHBA-të mbështesin një PD proamerikane që sheh nga e ardhmja
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se kishte marrë mbështetje të madhe nga SHBA dhe DASH në takimin me zyrtaren e lartë amerikane.
Në një deklaratë për mediat pas takimit të zhvilluar në kryesinë e Kuvendit, Alibeaj u shpreh se me zyrtaren e lartë të DASH kishin diskutuar çështje të rëndësishme që shqetësojnë vendin, që nga çështje të shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe marrëdhëniet SHBA-PD.
Alibeaj u shpreh se SHBA-të mbështesin opozitën dhe një Parti Demokratike që sheh nga e ardhmja.
“S’mund të lija pa diskutuar marrëdhënien e posaçme të PD me SHBA që në lindje. Me kënaqësi vura re dhe pashë mbështetjen e madhe ndaj PD. Mora mbështetje e zonjës, të SHBA dhe DASH për një opozitë të fortë të qëndrueshme dhe të integrimit europian, një opozite proamerikane që sheh nga e ardhmja”, tha Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri