Alibeaj tregon çfarë bisedoi me ambasadoren Kim: Do ketë edhe takime të tjera

5 Tetor 2022 | 13:57

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit.

Në një deklaratë për mediat pas takimit, Alibeaj tha se kishin folur lidhur me reformat e iniciuara nga PD përfshirë edhe atë territoriale.

“Objekt i takimit ishin të gjitha ato reforma që i kemi nisur në parlament dhe ju i keni ndjekur. Takim i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera”, tha Alibeaj.

Deputetët e Partisë Demokratike, mbështetës të Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar sot në Kuvend draftin final për reformën territoriale. Ky draft propozon ndarjen e vendit në 94 bashki dhe në 3 ose 6 rajone.

Deputetja e PD, Dhurata Çupi, e cila ka dorëzuar këtë draft në emër të demokratëve, ka kërkuar nga deputetët e PS dhe ata të PD që të miratojnë këtë projektligj, që sipas saj është në shërbim të interesit të qytetarëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026