Alizoti në Kuvend: Demokracia jeton nga debati, në program asnjë fjalë për Kosovën
Deputeti demokrat Tomor Alizoti kërkoi në Kuvend rikthimin e seancës së parë parlamentare për të diskutuar programin e qeverisë, por kjo kërkesë u rrëzua me 73 vota kundër.
Ai tha se “debati është shtylla kryesore e demokracisë dhe Kuvendit” dhe se “diskutimi i programit qeverisës është nevojë dhe për qytetarët e Shqipërisë”.
“Debati është pika më kryesore që është në interesin madhor të qeverisë. Ejani të diskutojmë, është i rëndësishëm edhe për ata që na shohin. Demokracia jeton nga debati. Riktheni seancën e parë që është shtylla e parlamentit shqiptar. Dëgjojeni dhe kritikën tonë dhe po të jetë e pavend.” Ai vuri në dukje se “nuk mund të mbyllet seanca parlamentare për reagime emocionale” dhe se “kritika e zhvillon parlamentin. Ju do keni shansin madhor të mbroni arritjen tuaj, ju ja hoqët këtë të drejtë vetes. Pra sot jeni të dobët, mund të keni shumë mandate, por jeni në debat të dobët.”
Më tej, Alizoti u ndal tek mungesa e një rezolute për Kosovën.
“Në program nuk pashë asnjë fjalë për Kosovën. Si ka mundësi që nuk miratohet një rezolutë për gjenocidin në Kosovë? Kjo është turp për publikun.”
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore