Alpinisti që humbi jetën në Olimp të Greqisë është shqiptar nga Maqedonia e Veriut
Pesëdhjetë e shtatë vjeçari shqiptar nga Shkupi, Mefail Gurri, është aplinisti nga Maqedonia e Veriut që humbi jetën dje në malin Olimp në Greqi.
Lajmin për vdekjen e Gurrit e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme si dhe nga Shoqata Bjeshkatare Ekologjike “Shkupi”.
Ditën e djeshme një pjesë e anëtareve të Shoqatës “Shkupi” kishin udhëtuar në Greqi për tu ngjitur në malin e Olimpit.
“Rreth orës 20:00 arritëm 50 metra në afërsi të shtëpisë malore “Refugge A” dhe për një moment anëtari dhe vëllai ynë Mefail Gurri u ndal, u mbështet mbi shkopinj dhe ra pa vetëdije, duke u rrokullisur rreth 10 metra. Ishte pa vetëdije, as nuk fliste, e as nuk dinte të mbahej . Ne vrapuam duke i dhëne ndihmën e parë, në afat prej dy minutash kane arritur edhe persona zyrtarë nga shtëpia malore për dhënien e ndihmës së parë. Ata dhanë maksimumin e tyre, provuan edhe me elektroshok ta kthejnë në jetë, por për fat të keq nuk arritën”, thonë nga Shoqata Bjeshkatare Ekologjike “Shkupi”.
Shkaku i vdekjes do të kumtohet pasi që të kryhet autopsia në Selanik, por, sipas informatave fillestare, alpinisti 57 vjeçar ka mundësi të ketë pësuar sulm në zemër.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet