Alqi Bllako dorëzon në Kuvend mandatin e deputetit, pritet arrestimi

Inceneratori
30 Mars 2022 | 15:57

Deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako ka lënë zyrtarisht mandatin e deputetit. Pak minuta më parë Bllako ka paraqitur në Kuvend dorëheqjen nga mandati.

Një ditë më parë nga vetë Bllako, përmes një statusi në Facebook shprehej se mbledhja e Kuvendit për heqjen e imunitetit të tij ishte i panevojshëm pasi ai do të dorëzonte mandatin dhe do të mbrohej si qytetar i thjeshtë.

Kerkesa e Alqi Bllakos per lenien e mandatit te deputetit

Pas kësaj Kuvendi ka lajmëruar anulimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve që pritej në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme.

Vendimi i Bllakos pritet t’i hapë rrugën arrestimit të tij siç ka kërkuar SPAK, pa qenë nevoja që Kuvendi të japë miratim.

Për ekzekutimin e arrestimit nga policia, do të pritet që Kuvendi të protokollojë kërkesën e dorëzuar nga Bllako për lënien e mandatit të deputetit.

Deputeti socialist Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026